Besa e Dobërdollit demoloi Teteksin

Tashmë kur ka mbetur vetëm edhe një javë deri në fillimin e stinorit pranveror në të dyja ligat futbollistike, shumë skuadra nga vendi gjatë ditës së sotme zhvillaun ndeshjet e tyre të fundit, që ju shërbejnë si test kryesor para ndeshjeve zyrtare që i presin në fundjavë, shkruan “infOSport.mk”.

Një ndër skuadrat që sot zhvilloi një test, ishte edhe Besa e Dobërdollit, që me rezultatin e thellë 5:1 mundi Teteksin.

Kristijan Ivanovski hapi serinë e golave në këtë ndeshje, ndërsa në minutat në vijim, në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Xhemail Esati, Zani Nazifi dhe Lavdrim Skenderi, i cili njëherit arriti që të shënojë dy gola, duke qenë ndër më të dalluarit e takimit.

Besa e Dobërdollit, që udhëhiqet nga ish trajneri i Makedonija GJ.P, Aleksandar Tanevski, stinorin pranveror do ta nis me ndeshjen si vendas kundër skuadrës së Sasa-s nga Kamenica. (infOSport.mk)

Leave a Reply