Uzuni i pandalshëm në Spanjë, mund i vetëm Tenerifen

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Myrto Uzuni vazdhdon të shkëlqejë në futbollin spanjoll, teksa sërish është rikthyer në protagonist te Granada, duke ndihmuar skuadrën e tij për të mundur Tenerifen me shifrat 2:0, njofton “infOSport.mk”.

Uzuni realizoi që të dy golat e këtij takimi, i vlefshëm për javën e 27-të në La Liga II.

Uzuni që të dy golat i realizoi nga pika e bardhë, edhe atë fillimisht në minutën e 7-të dhë në të 83-tën, kur vendosi edhe rezultatin përfundimtarë të këtij takimi.

Falë kësaj “dopiete”, Uzuni arriti në kuotën e 17 golave, duke udhëhequr bindshëm listën e golashënuesve në La Liga II, pas lojtari i dytë në renditje, De Haro, i skuadrës së Mirandes, ka vetëm 10 gola.

Ndryshe ishte kjo fitorja e 14 sezonale për Granadan, më shumë se cdo skuadër tjetër, me c’rast kjo skuadër tashmë renditet në pozitën e dytë me 47 pikë, dy më pak se skuadra kryesuese e Las Palmas. (infOSport.mk)

Leave a Reply