Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe Karim Benzema janë në listën e ngushtë për ta fituar çmimin e lojtarit më të mirë të FIFA-s.
Messi udhëhoqi Argjentinën drejt titullit të Kupës së Botës gjatë vitit të kaluar, duke shënuar shtatë gola dhe duke dhënë tri asistime.
Mbappe fitoi çmimin “Këpuca e Artë” në Botërorin e fundit “Qatar 2022” realizoi plotë tetë gola.
I treti në këtë listë është sulmuesi i Real Madridit, Benzema, i cili fitoi “Topin e Artë” të vitit të kaluar.
Ai shënoi 50 gola për “mbretërit”, duke ndihmuar skuadrën për tu shpallur kampion në La Liga dhe të fitojë Ligën e Kampionëve, por duke mos qenë pjesë e Botërorit të Katarit pasi ishte tërhequr si pasojë e lëndimit.
Ceremonia e FIFA-s do të zhvillohet më 27 shkurt.