E bujshme, Mirlind Daku i Kosovës i bashkohet kombëtares së Shqipërisë!

Futbollisti nga Gjilani, Mirlind Daku, i cili aktualisht luan në kampionat slloven me skuadrën e NK Mura, shumë shpejt do ti bashkohet kombëtarës se Shqipërisë.

Televizioni nga Kosova, “Kanal10” mëson se Daku tashmë ka arritur marrëveshje me krerët e FSHF-së dhe është në pritje të pasaportës shqiptare të cilën do ta marrë shumë shpejt.

25-vjeçari Daku ka zhvilluar 13 ndeshje, duke regjistruar edhe 5 gola me përfaqësuesen U21 të Kosovës, ndërsa debutimin me përfaqësuesen A të “Dardanëve”,  e kishte bërë me 11 nëntor të vitit 2020, pikërisht në miqësoren ndaj Shqipërisë, fanellën e së cilës kombëtare pritet ta veshë në vijim.

Ndryshe, Daku me ekipin senior të Kosovës numëron gjithsej 5 ndeshje, që të gjitha miqësore.

 

Leave a Reply