Nikolo Zaniolo është gati t’i bashkohet Ikardit dhe Mertensit te Galatasaraji.
Pas ditëve të stuhishme në merkato, kanë përfunduar pozitivisht negociatat për taransferimin e tij nga Roma te skuadra gjigande turke nga Stambolli.
Zaniolo do të fluturojë pasditen e sotme drejt Turqisë për të kryer vizitat mjekësore dhe për të firmosur kontratën e tij të re deri në vitin 2027.
Telefonata e mbrëmjes së djeshme mes Pintos dhe drejtuesve të klubit turk ishte vendimtare.
Zaniolo i ka thënë po një kontrate katërvjeçare me vlerë 3,5 milionë euro në sezon plus bonuse dhe me një klauzolë lirimi prej 35 milionë eurosh.
Sulmuesi është takuar tashmë me trajnerin e Galatasarj dhe ka dëgjuar këshillat e Ikardit bashkë me Mertens nëpërmjet telefonit.
Zaniolo do të shoqërohet në Turqi nga babai i tij Igor, ndërsa te Galatasaraji do të bashkohet edhe me yllin shqiptarë, Milot Rashica.