Mbrojtësi turk i skuadrës së njohur angleze të Leçester Siti, Çağlar Söyüncü ka dërguar ndihma për qytetarët dhe vendet që u goditën nga tërmeti i fuqishëm në shtetin e tij amë.
Ai për në Turqinë e tij të dashur kishte nisur disa pako me rroba, ushqim dhe lojëra për fëmijë.
”Nga Leçesteri në vendin tim të dashur, Turqinë. Dua t’i falënderojë të gjithë ata që më ndihmuan për t’i mbledhur këto. Zoti ju ndihmoftë”, – ka shkruar futbollisti i Kombëtares së Turqisë në rrjetet sociale.
Leicester'dan canım ülkem Türkiye'ye…
Herkese kalbimin en derin yerinden teşekkür ediyorum. Allah razı olsun. 💙
From Leicester to my dear country Turkey…
I would like to thank everyone who contributed to aid collection from the bottom of my heart. God bless you💙 pic.twitter.com/PUTdH60K97
— Çağlar Söyüncü (@Syncaglar) February 7, 2023