Portieri i Jeni Malatayaspor, Ahmet Ejyp Tyrkaslan, nuk ka arritur t’i mbijetojë dot tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë.
Që ditën e djeshme ai ishte shpallur i zhdukur, teksa ditën e sotme trupi i tij u nxor i pajetë nga rrënojat.
Lajmin tragjik e bëri me dije trajneri i skuadrës turke, duke theksuar se 28-vjeçari nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.