Tani që është lojtar i lirë, Suad Sahiti po shqyrton ofertat për ta vazhduar karrierën. Ai kishte kontratë me Shibenikun deri në verën e këtij viti.
28-vjeçari iu bashkua ekipit kroat në fillim të vitit 2021, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Zrinjski, Wisla Plock, Septemvri Sofia, Larisa, Skënderbeu dhe Rabotniçki.