Gardiani shqiptarë, Etrit Berisha është prej muajsh me valixhe, duke pasur parasysh se nuk ka marrë asnjë minutë këtë sezon te Torino, duke kërkuar menjëherë largimin nga klubi për të vijuar karrierën diku tjetër.
Interes për të ka patur nga Salernitana dhe disa ekipe të Serie B por pa patur një finalizim të marrëveshjes. “Tuttosport” raportoi se për Berishën ka patur interes edhe nga Sauthempton në ditën e fundit të merkatos për një huazim të mundshëm por në fund nuk u arrit as kjo.
Së fundmi i njëjti burim raporton se e ardhmja e portierit shqiptar mund të jetë në Turqi me disa ekipe që interesohen për shërbimet e 33 vjeçarit.
Torino dëshiron me cdo kusht ta largojë Etrit Berishën, pasi rroga e tij prej 800 mijë eurosh në sezon është shumë e lartë.