Akademia Pandev ka vazhduar me transferimin e futbollistëve të rinj, me të cilët drejtuesit e skuadrës besojnë se në pranverë pa shumë probleme do të siguronin mbijetesën në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, shkruan “infOSport.mk”.
Emri i fundit që i bashkohet skuadrës nga Strumica, është sulmuesi gjeorgjian, Mikeil Ergemlidze.
Me këtë të fundit drejtuesit e Akademia Pandev kanë nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë, ndërsa i njëjti vjen nga skuadra e Kapaz nga Azerbajxhani. Gjatë karrierës së tij, i njëjti ka luajtur edhe për ekipet e Dinamo Tbilisi, Adana Demirspor, Sabah dhe Chikura. (infOSport.mk)