Skuadra e Superligës së Turqisë, Konyaspor i ka vënë syrin një ndër futbollistëve më të mirë të Ballkanit, Meriton Korenica, raportojnë mediat në Turqi, përcjellë “infOSport.mk”.
Ish futbollisti i Shkëndijës shihet si zëvendësues i shqiptarit tjetër Zymer Bytyqi, që ditë më parë u transferua te gjigandët grek të Olimpijakos.
Korenica shkëlqeu me Ballkanin në ndeshjet europiane, duke luajtur edhe në grupet e Ligës së Konferencës, ndërsa pikërisht paraqitjet e tij bënë që i njëjti të tërheq edhe vëmendjen e drejtuesve të skuadrës turke të Konjaspor.
Konyaspor'da hedef Meriton Korenica!
Lüe Açıkladı..https://t.co/CKfmmQiJ8u
— Sporun Dibi (@sporundibicom) February 3, 2023
Korenica në 14 ndeshje të zhvilluara në Europë me Ballkanin shënoi plotë 6 gola, 2 prej të cilëve në grupet e Ligës së Konferencës. Njërin prej tyre, e kishte shënuar pikërisht ndaj Sivasporit turk, ndaj së cilës skuadër Ballkani e kishte regjistruar fitoren e vetme në grup.
Kujtojmë, Korenica me futbollin profesionist kishte nisur pikërisht në futbollin tonë vendor, duke nënshkruar me Metalurgun, nga e cila skuadër më pas u transferua te Shkëndija, ndërsa rikthimi i tij në futbollin kosovar ndodhi gushtin e vitit 2010, kur iu bashkua skuadrës prizrenase të Lirisë, që më pas të mbroj edhe ngjyrat e Prishtinës dhe Ballkanit, pjesë e së cilës skuadër është që nga gushti i vitit 2020.