Struga Trim Lum gjatë ditës së sotme me fillim në ora 13:30 sipas kohës tonë lokale do të zhvillojë edhe ndeshjen e katërt miqësore në kuadër të përgatitjeve që kampionët e vjeshtës po i zhvillojnë në Antalia të Turqisë, njofton “infOSport.mk”.
Kundërshtarë i Struga Trim Lum do të jetë skuadra daneze e FC Helsingør, që garon në Ligën e Parë daneze. Është ky kundërshtari i dytë me rradhë që vjen nga Danimarka për ekipin strugan, që ditë më parë luajti ndaj kampionëve të vjeshtës në Ligën e parë daneze, Vejle (1:2).
Ndryshe Struga Trim Lum në Turqi gjithashtu ka zhvilluar ndeshje edhe me ekipin nga Uzbekistani Lokomotiv Tashkent (1:2) dhe ndaj ukrainasve të Kryvbas (1:1).
Ndeshjen e fundit në tokën turke Struga Trim Lum do ta zhvillojë me 4 shkurt kundër skuadrës moldave të Petrocu Hincesti, ndërsa të nesërmen e gjithë skuadra do të rikthehet në Strugë, aty ku do të vazhdojë me përgatitjet në prag të stinorit pranveror.
Ndërkohë me 11 shkurt në Ohër, Struga Trim Lum do të zhvillojë ndeshjen gjenerale kundër ekipit të Voska Sport, që do jetë njëherit edhe e fundit para startit të pjesës së dytë të kampionatit në Ligën e Parë, që starton me 19 shkurt, e ku Struga Trim Lum do ta nis nga pozita e parë. (infOSport.mk)