Ekipi i Voska Sport nën drejtimin e trajnerit Berat Imeri tashmë disa javë po përgatitet intensivisht në Ohër për atë që këtë skuadër e pret në pranverë, e ku synim kryesor mbetet ngjitja në elitën e futbollit vendor.
Drejtuesit e kësaj skuadre me në krye presidentin Nefi Useini, deri më tani kanë bërë një punë të shkëlqyer, duke sjellë në rradhët e tyre disa super futbollistë, ndërsa informacione të afërta me “infOSport.mk”, bëjnë me dije se Voska Sport është shumë afër nënshkrimit të kontratës edhe me ish mbrojtësin e Renovës, Medin Bajrami, për shërbimet e të cilit interesohej gjithashtu edhe skuadra e Sileksit.
Medin Bajrami gati të rikthehet të luaj sërish në Maqedoni!
Bajrami së fundmi ishte pjesë e Superligës së Kosovës, duke mbrojtur ngjyrat e skuadrës së Malishevës. Edhe pse ishte një ndër futbollistët më standard te kjo skuadër, duke regjistruar 13 paraqitje dhe 2 gola, Bajrami, shkëputi kontratën me këtë skuadër, ndërsa në pranverë i njëjti me shumë gjasa sërish do të luaj në futbollin tonë vendor, këtë herë me ekipin e Voska Sport.
Kujtojmë në Maqedoni Bajrami ka luajtur me Renovën dhe Bellasicën, derisa pjesën më të madhe të karrierës së tij e kishte kaluar në Slloveni, aty ku edhe kishte bërë hapat e parë me futbollin. (infOSport.mk)