CSKA 1948 nga Sofje është rivali i dytë i Shkëndijës, pas duelit të së shtunës me NK Mura nga Sllovenia me të cilët “kuqezinjtë” barazuan 1:1.
Ekipi Bullgar CSKA 1948 është ndër ekipet më të pasura në vendin fqinjë, me një buxhet shumë të lartë, lider i elitës bullgare pas gjysmëstinorit vjeshtor dhe skuadër e ndërtuar e që synon të ndëpresë dominimin e Ludogorets-it me 11-të tituj të njëpasnjëshëm kampion.
Në dyshim për lojë te Shkëndija mbetet Mustafa Mujezinoviç i dëmtuar në kofshën e përparme të këmbës së djathtë.
Boshnjaku për këtë arsye humbi duelin me ekipin slloven të Mura-s, ndërsa vetëm pak para ndeshjes stafi teknik do të vendosë nëse do t’i jepen pak minuta për lojë.
Shkëndija-CSKA 1948 luhet të martën me fillim në orën 13:00 (CET) apo sipas orës lokale 15:00.