Vahit Murati ka bërë një debutim ëndërrash me fanellën e KF Arsimit, te e cila skuadër u transferua ditë më parë nga rradhët e Voska Sport, njofton “infOSport.mk”.
Murati realizoi dy gola në barazimin 3:3 ndaj ekipit të FC Skopjes së ligës së parë.
Pjesa e parë mbaroi me shifrat 1:0 në favor të Skopjes, ndërsa në pjesën e dytë edhe pse KF Arsimi dy herë ishte në disavantazh me dallim dy golësh, djemtë “verdhezi” arritën të rikthehen duke shënuar fillimisht pas një super aksioni me Argjend Gafurin, ndërsa më pas në skenë doli përforcimi më i ri Vahit Murati, i cili shënoi dy herë pas dy asisteve të Gafurit.
Vlen të theksohet se stafi teknik në krye me trajnerin Vildan Saliu i’u dha rastin të gjithë lojtarëve, përfshirë këtu edhe përforcimet e reja, të cilat dhanë shenja shumë pozitive.