Portieri shkupjan, Alban Miftari është rikthyer në futbollin vendor, duke i thënë “PO” skuadrës së Besës nga Dobërdolli, që garon në Ligën e Dytë.
Alban Miftari vjen nga kampionati i Shqipërisë, aty ku së fundmi ishte pjesë e klubit të Bylisit, i njohur atje si portieri rekord i Kategorisë së Parë, njëri ndër më meritorët që klubi Ballshiot garon në Superiore.
Miftari e nisi mjaft mirë sezonin në Ligën e Parë shqiptare me Bylisin, për të cilën skuadër në 10 ndeshjet e para pranoi vetëm 1 gol.
Gardiani Miftari, në karrierën e tij është se ka provuar që të ngjisë në elitë shumë ekipe nga futblli vendorë, Kosovës dhe Shqipërisë.
Miftari menjëherë i është bashkuar ekipit të tij të ri, që tashmë dy ditë po zhvillon fazën e përgatitjeve në Turqi.