Struga Trim Lum plotëson orarin e ndeshjeve miqësore, gjen kundërshtarin e 1 shkurtit në Turqi

Skuadra daneze e FC Helsingør do të jetë kundërshtari i skuadrës së Struga Trim Lum në ndeshjen e 01 shkurtit, datë kjo e lirë dhe në të cilën trajneri Zaharievski kishte paraparë të zhvillojë edhe një ndeshje tjetër në tokën turke, aty ku deri më tash skuadra strugane ka zhvilluar një ndeshje, njofton “infOSport.mk”.

Kundërshtarë i parë i Struga Trim Lum në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror në Lara të Turqisë, ishte skuadra e Lokomotiv Tashkent, ndërsa deri me datë 5 shkurt skuadra strugane do të zhvillojë edhe 4 ndeshje të tjera.

Dita e nesërme për skuadrën strugane sjellë ndeshjen e dytë, derisa do të takohen me ekipin ukrainas të FC Kryvbas. (infOSport.mk)

Leave a Reply