Mevlan Adili sërish do luaj në Superligën shqiptare!

Mevlan Adili sërish do të luaj në Superligën Shqiptare, mirëpo kësaj rradhe me fanellën e Bylisit, raporton “infOSport.mk”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra ballshiote nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Presidenti Besnik Kapllanaj, në kuadër të përforcimit të Bylisit me elemente cilësore konfirmon zyrtarizimin e Mevlan Adilit si pjesë të skuadrës sonë nga sot e në vijim”, njofton FK Bylis.

Adili ka qenë në bisedime me Vllazninë së fundmi, por nuk e pëlqeu ofertën e shkodranëve. Bylisi mësohet se i ka bërë një ofertë joshëse dhe mbrojtësi ka thënë “po”, duke fuqizuar tashmë ekipin e drejtuar nga trajneri Naxhi Shensoi, një emër i njohur për futbollin tonë vendor.

Strategu prizrenas, i cili ka udhëhequr Pelisterin dhe Makedonija Gj.P në futbollin tonë vendor, 3 ditë më parë u emërua në postin e trajnerit te Bylisi, skuadër kjo që pas 18 xhirove renditet në pozitën e 8-të dhe deri në fund do të duhet të luftojë për mbijetesë.

Adili së fundmi ishte pjesë e futbollit rus, duke luajtur me skuadrën e SKA Khabarovsk, ndërsa tashmë do të provojë të jetë portagonsit sërish në kampionëtin shqiptar, aty ku shkëlqeu për dy vite e gjysmë me Vllazninë e Shkodrës.

Ndryshe gjatë karrierës së tij, 28-vjeçari Adili kishte luajtur edhe me UTA Arad në Rumani dhe me Zhalgiris në Lituani, derisa në futbollin tonë vendor, i njëjti kishte veshur fanellat e dy skuadrave më të mira shqiptare, Shkëndijës dhe FC Shkupit. (infOSport.mk)

Leave a Reply