Kleis Bozhanaj është tashmë edhe zyrtarisht në pronësinë e klubit të Modenas në Serie B.
21-vjeçari shihet si një element me shumë perspektivë ndaj Modena vendosi të investojë tek lojtari që në të kaluarën ka qenë pjesë e Shqipërisë U19 duke koleksionuar tre paraqitje.
Bozhanaj është pjesë e Carrarese në Serinë C italiane, dhe do të mbyllë aty këtë sezon për të kaluar më pas tek Modena.
Hapat e parë të Bozhanajt në futboll nisën nga akademia e Dinamos për të kaluar më pas në Itali te të rinjtë e Empolit. Në vijim Bozhanaj provoi edhe një eksperiencë te Napoli, por shpejt u rikthye në Toskanë, te Empoli aty ku së bashku me Kristjan Asllanin fitoi titullin për të rinjtë.
Më pas karriera e Bozhanajt vijoi te Spezia që e huazoi në Portugali tek Casa Pia dhe më pas erdhi Carrarese. Klubi në të cilin futbollisti shqiptar do të qëndrojë deri në fundin e sezonit aktual për të nisur më pas te Modena atë që mund të konsiderohet edhe si eksperienca më e rëndësishme deri në këtë pikë të karrierës.