Voska Sport huazon sulmuesin Murati te KF Arsimi

Sulmuesi 22-vjeçar i Voska Sport, Vahit Murati, 6 muajt e ardhshëm do të luaj në formë huazimi te skuadra e KF Arsimit nga Çegrani, që gjithashtu garon në Ligën e Dytë, njofton “infOSport.mk”.

Murati ishte autorë i 6 golave në stinorin vjeshtorë, mirëpo konkurrenca e madhe në repartin e sulmit, sidomos pas transferimeve të reja të bëra gjatë kësaj merkatoje nga ana e drejtuesve të Voska Sport, me angazhimin e Fiton Ademit, Ujkan Muçën si dhe fantazistit me shumë përvojë, Ermedin Adem, shtynë drejtuesit e skuadrës shqiptare nga Ohri për të marrë këtë vendim.

Murati kështu bëhet emri i katërt i ri te skuadra e KF Arsimit gjatë merkatos së dimrit, pas Ali Aliut, Murat Adilit dhe Amar Emrulit.

Kujtojmë, KF Arsimi stinorin vjeshtorë në Ligën e Dytë e mbylli në pozitën e 8-të me 20 pikë, 7 pikë larg zonës së ftohtë. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply