Struga Trim Lum nesër zhvillon testin e parë në Turqi

Struga Trim Lum sot në mëngjes arriti në Turqi, ndërsa pasdite zhvilloi edhe stërvitjen e parë në tokën turke në prag të ndeshjes së nesërme kundër skuadrës së Lokomotiv Tashkent, njofton “infOSport.mk”.

Miqësorja me skuadrën nga Uzbekistani do të jetë testi i parë për ekipin strugan dhe mundësi e mirë për trajnerin Zaharievski për të parë formën momentale të skuadrës, e cila në tokën turke do të zhvillojë edhe katër ndeshje të tjera.

Sa i përket takimit të parë, atij kundër Lokomotiv Tashkent, kjo ndeshje në program është nesër me fillim në ora 13:00 sipas kohës sonë lokale, ose 15:00 sipas kohës lokale në Turqi. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply