Granit Xhaka mbrëmë në një mbrëmje gala të zhvilluar në Bern, u zgjodh futbollisti më i mirë i vitit 2022 në Zvicër.
Me këtë rast, futbollisti kosovar mori mijëra urime nga personalitete të ndryshme, përfshirë këtu ato nga bashkëlojtarët dhe nga ish-bashkëlojtarët e tij te Arsenali, por gjithsesi se nuk munguan edhe uratat nga shokët e Kombëtares së Zvicrës.
Më i veçanti prej tyre, ishte urimi i sulmuesit, Breel Donald Embolo.
Futbollisti me prejardhje nga Kameruni i shkroi Xhakës në Instagram në gjuhën shqipe “perhaj” (për hajr), siç mund ta shihni edhe në këtë fotografi, ndërsa komentit u përcollë edhe me disa figura në formë të zemrës.
Pa dyshim, Embolo është një mik i mirë i Xhakës dhe të dy janë parë bashkë duke kënduar në gjuhën shqipe në të kaluarën, ndërsa në dy raste i njëjti i kishte dalë në krahë Xhakës pas zënkave që kishte me futbollistët serb në dy botëroret e fundit, atë në Rusi (2018) dhe së fundmi në Botërorin e Katarit (2022).