Situata e rënduar emocionale e Dashmir Elezit, pas humbjes së babait dhe gjyshit brenda një muaji, janë arsyeja e rikthimit të talentit tetovar te skuadra e Shkëndijës, pavarësisht se ky i fundit kishte nënshkruar me ekipin gjeorgjian të Torpedo Kutaisi, shkruan “infOSport.mk”.
Si duket vendimi për tu transferuar jashtë vendit, i vetë futbollistit dhe familjes së tij, duke pasur parasysh ndodhitë familjare, ishte hap i shpejtuar, kjo pasi një futbollistë vetëm 18-vjeçar si Dashmiri, në këtë periudhë ka nevojë të qëndrojë pranë të afërmve të tij.
Drejtuesit e Shkëndijës me këtë rast kanë hapur sërish derën për Dashmir Elezin, i cili bashkohet me ekipin dhe do të jetë pjesë e ekipit “kuqezi” edhe në periudhën që pason.