Në mungesë të lëvizjeve, kur janë në pyetje afrimet, apo edhe largimet zyrtare nga klubi i FC Shkupit, së fundmi te kjo skuadër ka ndodhur një largim shumë i papritur, shkruan “infOSport.mk”.
Pjesë e kësaj skuadre në të ardhmen nuk do të jetë sekretari i deritanishëm, Emir Shabani, i cili në këtë pozitë erdhi thuajse që nga fillimi kur klubi nga Çairi ndryshoi emrin nga Slloga Jugomagnat në FC Shkupi.
Një gjë të tillë ka konfirmuar vetë Shabani përmes profilit të tij në instagram, ku ndër të tjerash kishte shkruar: “Dy gjërat më të vështira për ti thënë në jetë, janë përshëndetja e parë dhe lamtumira e fundit. Falemenderit FC Shkupi1927 #ForcaShkupi”.
Emir Shabani është edhe një ish futbollistë i FC Shkupit dhe djali i ish futbollistit të njohur të skuadrës nga Çairi, Nexhat Shabani, që aktualisht udhëheq me grupmoshat e reja te përfaqësuesja e Maqedonisë.
Aktualisht skuadra e FC Shkupit po përgatitet në Ohër, ndërsa fazën kryesore të përgatitjeve për stinorin pranveror do ta zhvillojë në Turqi. (infOSport.mk)