Haxhi Krasniqi rikthehet në ringun e boksit

Boksieri shqiptarë, Haxhi Krasniqi do të rikthehet më në fund në ringun e boksit.

Boksieri me origjinë nga Kosova do të jetë pjesë e natës së madhe të boksit “Hazrolli Boxing Gala”, që do të mbahet më 25 shkurt në “Audi Dome Munich”.

Për momentin nuk dihet ende se kush do të jetë kundërshtar i ish-kampionit të botës në boksin profesionist.

Boksieri junikas është i gatshëm për rikthimin e madh, ndërsa përmes këtij meçi synon t’i afrohet mundësisë për ta rikthyer titullin e kampionit të botës.

Një boksier tjetër shqiptarë që do të boksojë në atë natë të 25 shkurtit, është edhe  Shefat Isufi, i cili do të mundohet ta mbrojë titullin e kampionit, ndërsa vlen të theksohet se në këtë mbrëmje do të boksojë edhe kampioni i IBO e WBC Jr. James Kraft.

 

 

Leave a Reply