Konfirmohet lajmi i “infOSport.mk”, Ferizaj prezanton Filip Gligorov

Filip Gligorov për herë të parë në karrierën e tij do të luaj në elitën e futbollit kosovar. Mbrojtësi i krahut të djathtë ka vendosur që ti thotë “PO” ofertës së Ferizajit, skuadër kjo që është treguar mjaft aktive në këtë merkato, duke angazhuar kryesisht futbollistë nga Maqedonia, raporton “infOSport.mk”.

Kujtojmë më herët Ferizaji arriti që të transferojë edhe portierin Marko Jovanovski, mbrojtësin Jasmin Mecinoviq  dhe mesfushorin me tipare sulmuese, Besar Isenin.

Mirëpo këto nuk janë emrat e vetëm te Ferizaji, pjesë e së cilës në pranverë do të jetë edhe mbrojtësi i krahut të majtë, Çlirim Avduli.

Ndërkohë Gligorov pasi nënshkroi kontratën dha edhe deklaratën e parë si pjesë e Ferizajit.

 “Kjo është hera e parë për mua që do të luajë në Kosovë, sigurisht se në të kaluarën kam pasur oferta, por asnjëra nuk më ka bindur. Oferta e klubit të Ferizajt ka qenë ndryshe nga të tjerat, sepse bëhet fjalë për një projekt shumë konkret dhe profesional. Për ne lojtarët është e rëndësishme që të na krijohen kushtet për të dhënë më të miren nga vetja. Dhe klubi i Ferizajt i përmbush të gjitha nevojat. Jam shumë i motivuar dhe mezi e pres fillimin e garave. Nga ajo se çka kam dëgjuar bëhet fjalë për një klub me lojtarë të talentuar, e që sigurisht se edhe me ndihmën e fatit ne do të arrijmë objektivat tona”, ka thënë Gligorov, i cili gjatë karrierës së tij ka provuar shumë klube, si nga vendi, rajoni, por edhe më gjërë. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply