FC Ferizaji me presidentin e saj, Lulzim Abazin, i cili sot feston datëlindjen e tij, vazhdon fuqishëm në merkato, derisa gjatë ditës së sotme kanë nënshkruar edhe me një futbollistë tjetër nga Maqedonia.
Siç mëson “infOSport.mk”, bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të djathë, Filip Gligorov, i cili në të kaluarën kishte luajtur me FC Shkupin, Vllazninë e Shkodrës, por gjithashtu edhe me Partizanin dhe Kukësin në Shqipëri.
Sa i përket futbollit vendor, i njëjti përveç me skuadrën nga Çairi, me të cilën luajti në dy periudha të ndryshme, ka luajtur edhe me Rabotniçkin, EuroMilkun dhe Sileksin, ndërsa gjithashtu ka bërë karrierë edhe në Sllovaki, Bosnje e Hercegovinë dhe Rumani.
Gligorov me Ferizajin ka nënshkruar deri në fund të sezonit, duke iu bashkuar në këtë mënyrë treshes tjetër nga Maqedonia, Besar Iseni, Jasmin Mecinoviq dhe Marko Jovanovski.
Kujtojmë, pjesë e Ferizajit tashmë disa vite me rradhë është edhe Behar Feta, ndryshë vëllai i Enis Bardhit të Trabzonsporit. (infOSport.mk)