Besa e Dobërdollit prezanton Imran Fetain

Imran Fetai, i cili së fundmi ishte pjesë e Gostivarit, pjesën pranverore do të luaj te skuadra e Besës nga Dobërdolli. Është ky përforcimi i dytë brenda pak ditëve për skuadrën nga Dobërdolli që garon në Ligën e Dytë, pas mesfushorit Oktaj Rakipi, i cili erdhi në formë huazimi nga rradhët e Shkëndijës, njofton “infOSport.mk”.

20-vjeçari Fetai llogaritet si një ndër qendërmbrojtësit më me perspektivë në futbollin vendor, teksa i njëjti është edhe pjesë e përfaqësueses shpresa të vendit.

Kujtojmë, Besa e Dobërdollit nën drejtimin e trajnerit Aleksandar Tanevski ditë më parë startoi me përgatitjet për stinorin pranveror, në të cilin do të kërkojë mbijetesën në Ligën e Dytë.

Vlen të theksohet se dyshja Fetai-Rakipi nuk janë përforcimet e vetme të kësaj skuadre, që ditët e fundit të vitit të kaluar bëri për vete edhe portierin Dejan Siljanovski, Kristijan Ivanovskin e Lokomotivës si dhe Agon Elmazin e Teteksit. (infOSport.mk)

Leave a Reply