Konfirmohet lajmi i “infOSport.mk”, Marko Jovanovski prezantohet te Ferizaji

Ish portieri i Shkëndijës, Marko Jovanovski, i cili së fundmi ishte pjesë e Akademia Pandev, karrierën e tij edhe zyrtarisht e ka vazhduar në elitën e futbollit kosovar, duke nënshkruar me ekipin e Ferizajit.

Siç mëson “infOSport.mk”, Jovanovski me Ferizajin ka nënshkruar kontratë deri me datë 30 qershor të këtij viti, ndërsa nga klubi kosovar besojnë se me të në portë, skuadra do të përfitojë siguri dhe se i njëjti pritet të jetë një nga pikat kryesore të klubit të tyre në garën për mbijetesë.


Pas Isenit, Ferizaji gati të transferojë edhe ish portierin e Shkëndijës!


Jovanovski në elitën e futbollit të Maqedonisë, numëron gati 300 ndeshje, shumicën prej tyre me Shkëndijën (130), te e cila skuadër kishte kaluar edhe momentet më të bukura të karrierës, duke qëndruar plotë 4 vite.

Ndryshe, Jovanovski përveç karrierës në futbollin vendor, me skuadrat si Rabotniçki, Vardar, Teteks, Shkëndija, Pelister, Makedonija GJ.P dhe Gostivar, ka luajtur edhe jashtë Maqedonisë, duke mbrojtur portën e skuadrës qipriote të Etnikos dhe asaj rumune të Sepsi. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply