Voska Sport ka nisur me prezantimin e transferimeve të reja, derisa sot para opinionit sportive prezantuan portierin me shumë përvojë në Ligën e Parë, Hadis Velii, njofton “infOSport.mk”.
Gardiani tetovar te Voska Sport vjen nga rradhët e Besës së Dobërdollit, aty ku kaloi 6 muajt e fundit.
Ndryshe bëhet fjalë për një portierë me eksperiencë të madhe në elitën e futbollit vendor, aty ku ka mbrojtur portën e Shkëndijës dhe Renovës, derisa gjatë karrierës së tij gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e Gostivarit dhe Vëllazërimit nga Kërçova.
Ndryshe Velii në Ligën e Parë të Maqedonisë ka regjistruar 111 paraqitje, ndërsa gjithashtu me Renovën ishte paraqitur edhe në ndeshjet e Liga Europa, duke numëruar 3 paraqitje.