Ish sulmuesi i Shkëndijës përfundon në Ligën e Parë të Shqipërisë!

Skuadra e njohur shqiptare e Flamurtarit nga Vlora, pjesë e së cilës në të kaluarën kanë qenë edhe shumë futbollistë nga Maqedonia, synon ringritjen sa më të shpejtë në Superligën shqiptare.

“Kuqezinjtë” renditen në vendin e dytë në Kategorinë e Parë dhe janë në rrugën e duhur për të prekur sërish elitën e futbollit shqiptarë.

Klubi po përforcon grupin në këtë merkato dimërore, ndërsa braziliani Igor Da Silva është transferimi më i fundit i tyre.

Bëhet fjalë për brazilianin 26-vjeçar, i cili për 6 muaj gjatë vitit 2021 ishte pjesë e Shkëndijës, kur edhe u shpall kampion, ndërsa gjatë karrierës së tij profesionale, përveç në Brazil, i njëjti ka luajtur edhe në Turqi me skuadrat si, Gazishehir, Bursaspor dhe  Gaziantep.

Igor da Silva ka aftësi të mira teknike, dhe i njëjti pritet ta ndihmojë skuadrën vlonjate në përmbushjen e objektivit për ngjitjen në Superligën shqiptare. (infOSport.mk)

 

 

Leave a Reply