Alpaj Jusuf do luaj te Detonit Plaçkovica, skuadër kjo që sot ndezi motorët për në pranverë

Mesfushori kumanovar, Alpaj Jusuf, i cili për disa muaj ishte një futbollistë i lirë, pasi shkëputi kontratën me Skopjen nëntorin e vitit të kaluar, ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë te skuadra e Detonit Plaçkovica, skuadër kjo që garon në Ligën e Dytë, njofton “infOSport.mk”.

Njëherit skuadra nga Radovishi nën drejtimin e trajnerit të ri, Ivan Varadinovski, sot edhe zyrtarisht nisi përgatitjet për stinorin pranveror, në të cilin skuadra e Detonit Plaçkovica do të kërkoj të sigurojë mbijetesën.

Ndryshe përveç Alpaj Jusuf, drejtuesit e Detonit Plaçkovica gjatë ditës së sotme prezantuan edhe Bogdan Velinovskin, i cili së fundmi ishte pjesë e Slloga Vinica.

Ndryshe shkupjani gjatë karrierës së tij në futbollin vendor, kishte provuar veten edhe me Voska Sport, Bregallnicën e Shtipit dhe SIleksin, për të cilën skuadër në të kaluarën kishte  luajtur tashmë edhe bashkëlojtari i tij i ri te Detonit Plaçkovica, Alpaj Jusuf. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply