Ish-trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez është emëruar trajner i ri i Portugalisë, kanë konfirmuar nga Federata e Futbollit e Portugalisë.
“E vlerësoj entuziazmin dhe ambiciet me të cilat Martinez e pranoi ftesën”, tha presidenti i Federatës së futbollit të Portugalisë, Fernando Gomes.
“Ky është një moment i rëndësishëm për kombëtaren”, shtoi ai.
Martinez u largua nga Belgjika pas eliminimit të hidhur nga faza e grupeve të Kupës së Botës “Qatar 2022”.Ai ka drejtuar belgët për plotë 6 vite.
Suksesin më të madh që Martinez e arriti me Belgjikën ishte vendi i tretë në botërorin që u mbajt në Rusi në vitin 2018.
Kështu, Martinez e zëvendëson Fernando Santosin, i cili u largua nga Portugalia pas humbjes shokuese nga Maroku në çerekfinalen e Kupës së Botës “Qatar 2022”.