Voska Sport sot edhe zyrtarisht ka prezantuar një ndër përforcimet më të bujshme të merkatos së janarit, kapitenin e deridjeshëm të Makedonija GJ.P., Ermedin Adem, njofton “infOSport.mk”.
Me shkupjanin Adem, drejtuesit e skuadrës nga Ohri kishin precizuar të gjitha detajet e marrëveshjes që disa javë më parë, ndërsa sot edhe përfundimisht i njëjti ka pozuar me fanellën e Voska Sport, që gjatë stinorit pranveror do të tentojë dy pozitat e para në Ligën e Dytë, përmes të cilave do të siguronte një vend për në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.
Me Ermedin Adem, Voska Sport ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë, duke besuar se bashkë me të edicionin tjetër do të luajnë në Ligën e Parë.
Kujtojmë, përveç Ermedin Adem, Voska Sport gjatë këtij afati kalimtarë ka bërë për vete edhe portierin Hadis Velii (Besa e Dobërdollit), Arion Ziba (Struga Trim Lum – huazim), Oliver Hristov (Detonit Plaçkovica), Fiton Ademi (Besa e Dobërdollit) dhe Ujkan Muça (KF Gostivari).
Voska Sport përgatitjet për stinorin pranveror do ti nis me datë 9 janar në Ohër. (infOSport.mk)