Sileksi angazhon sulmuesin shqiptarë nga Mali i Zi

Sileksi gjatë ditës së sotme ka finalizuar marrëveshjen me sulmuesin shqiptarë nga Mali i Zi, Halil Muharemoviç.

Informacione të sigurta pranë “infOSport.mk” bëjnë të ditur se Muharemoviç i ka thënë “PO”, Sileksit dhe se i njëjti me fanellën e skuadrës nga Kratova do të prezantohet me datë 15 janar.

Muharemoviç, i cili luan në të dy krahët e sulmit, me Sileksin ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, ndërsa në transferimin e tij ka ndërmjetësuar agjenti shqiptarë nga Ulqini, Jakup Betuzi.

Muharemoviç së fundmi ishte pjesë e skuadrës së FK Iskra, ndërsa gjatë karrierës së tij i njëjti ka luajtur edhe me FK Podgorica, OFK Petrovac dhe Otrant-Olympic.

Muharemoviç kështu bëhet emri i tretë i ri te Sileksi gjatë këtij afati kalimtarë pas Hamza Ramanit dhe Marko Gjorgjievskit. (infOSport.mk)

Leave a Reply