Shkëndija gjatë ditës së sotme ka siguruar edhe shërbimet e sulmuesit bullgar, Nasko Milev, transmeton “infOSport.mk”.
Shkëndija dhe Nasko Milev kanë firmosur kontratë për një vit e gjysmë, me opsion vazhdimi në rast se i njëjti kënaq me paraqitjet e tij me fanellën “kuqezi”.
“Ky është një prej klubeve më të mira në Ballkan dhe për mua është nderë të vij këtu dhe të luaj për Shkëndijën. Është klub me tifozeri fantastike, klub me traditë, histori dhe klub që ka qëllime të mëdha. Vij me dëshirë dhe besim për të ndihmuar klubin të realizojë ambiciet e tij. Besoj me gola të ndihmoj ekipin të kap vendin e parë në renditje”, – është shprehur Nasko Milev për Shkëndija Channel.
Sulmuesi 26-të vjeçar te Shkëndija vjen nga rradhët e skuadrës lituaneze të FK Panevezys.
Karrierën e kishte nisur te Botev Plovdiv, ndërsa në vendlindjen e tij kishte luajtur gjithashtu edhe për dy skuadrat nga Sofja, Slavia dhe Lokomotiv. (infOSport.mk)