Akademia Pandev me Aco Stojkovin si Drejtor Sportiv, vazhdon me transferimin e futbollistëve të rinj në prag të stinorit pranveror, ku skuadra nga Strumica do të tentojë të ruaj statusin e skuadrës elitare, njofton “infOSport.mk”.
Pas kroatit Mario Vrdoljak dhe mbrojtësit shqiptarë, Agron Rufati, skuadra e Akademia Pandev gjatë ditës së sotme ka prezantuar edhe portierin shqiptarë, Burhan Mustafa. Ky i fundit me skuadrën e Goran Pandev ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit aktual.
Shkupjani së fundmi ishte pjesë e Gostivarit, ndërsa gjatë karrierës së tij kishte mbrojtur edhe për skuadrat si FC Shkupi, Rabotniçki, Boreci, Drita dhe Ferizaj nga kampionati kosovar. (infOSport.mk)