Shkëndija brenda ditës ka prezantuar edhe përforcimin e dytë, pas atij të Kamer Qakës. Emër i ri në rradhët e skuadrës tetovare, është mesfushori nga Bosnja e Hercegovina, Mustafa Mujezinoviç.
29-të vjeçari i lindur në Weilburg të Gjermanisë në gjysmësezonin vjeshtor ishte pjesë e Novi Pazarit në elitën e futbollit të Serbisë, tekss më herët është paraqitur me disa klube në elitën e futbollit të Bosnje e Hercegovinës, përfshirë këtu edhe ekipin e Zheljezniçarit.
Ai luan si mesfushor qendre edhe pse me nevojë mbulon edhe pozitat mesfushor defanziv dhe mbrojtës i djathtë.
Pasi kaloi me sukses testet mjekësore, Mujezinoviç me Shkëndijën firmosi kontratë 18 mujore.