Prezantimi i yllit portugez, Kristiano Ronaldos te skuadra arabe e Al Nasr kishte më shumë shikues se sa vetë finalja e Botërorit të fundit “Qatar 2022”.
Sipas gazetarit Pedro Sepulveda, prezantimi i sulmuesit 37-vjeçar në Al Nasr arriti në 3 miliardë njerëz që e ndoqën ngjarjen në 40 kanale në mbarë botën.
Në të njëjtën kohë, finalja e Kupës së Botës në Katar, në të cilën u takuan kombëtaret e Argjentinës dhe Francës u ndoq nga 2 miliardë njerëz në mbarë botën.