Shkëndija nis përgatitjet për gjysmësezonin pranveror

Ka përfunduar pushimi dimëror për futbollistët e Shkëndijës. Skuadra “kuqezi” sot kishte grumbullimin e parë për vitin 2023, me  ç’rast të gjithë futbollistëve u është prezantuar planprogrami i fazës përgatitore.

Të pranishëm ishin gjithë futbollistët, përfshirë këtu edhe përforcimin e janarit Metodi Maksimov.

Sot dhe nesër futbollistët do të realizojnë ekzaminimet mjekësore, ndërsa nga e premtja ekipi do të dalë edhe në terren dhe do të vijojë me nga dy seanca stërvitore në ditë.

Deri më 24 janar ekipi do të vijojë punën në Tetovë, periudhë kur mes tjerash planifikohen dy ndeshje kontrolluese të nivelit më të lehtë.

Më 25 janar është planifikuar udhëtimi për në Antalia ku do të qëndrohet deri më 10 shkurt. Në Turqi, përveç punës fizike dhe tekniko taktike, janë caktuar edhe 4 ndeshje kontrolluese me kundërshtarë shumë cilësorë.

Gjysmësezoni pranveror në Ligën e Parë, e ku Shkëndija do ta nis nga pozita e tretë dhe me 9 pikë ngecje ndaj liderëve të Struga Trim Lum, është planifikuar të startojë më 19 shkurt.

Ndeshjen e parë Shkëndija do ta zhvillojë kundër rivalit të madh, FC Shkupit në Kërçovë. (infOSport.mk)

Leave a Reply