Milani e ka nisur me fitore vitin 2023, pavarësisht se portieri kundërshtarë, Oçoa bënte mrrekulli në portën e Salernitanës. Milani shpërdoroi shumë raste për gol, ndërsa rezultati përfundimtarë doli të jetë 2:1 për ekipin e Piolit.
Për portierin meksikan ishte kjo ndeshja debutuese në Serie A, duke bërë plotë 9 pritje përballë futbollistëve të Milanit, që fitoren e siguruan që në pjesën e parë falë golave të shënuar nga Leao (10’) dhe Tonali (15’).
Golin e vetëm për Salernitanën e realizoi Bonacoli në minutën e 83-të.
Me këtë fitore Milani vazhdon të ruajë pozitën e dytë në Serie A dhe të ndjekë Napolin, që sonte në mbrëmje do të jetë mysafir i Interit në derbi ndeshjen e javës së 16-të. (infOSport.mk)