Drita edhe zyrtarisht e ka emëruar kryetrajner të skuadrës, trajnerin e mirënjohur kosovar, Arsim Thaqin. Ky i fundit me me tre herë kampionët e Kosovës ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë.
Thaqi është prezantuar në ambientet e klubit nga drejtori gjeneral i Dritës, Feti Murseli. Strategu 51-vjeçar nga Malisheva, së fundmi udhëhoqi skuadrën e vendlindjes së tij, Malishevën, derisa gjatë karrierës së tij, gjithashtu kishte drejtuar skuadrat si, Flamurtari, Prishtina, Trepça ’89 dhe 2 Korriku.
Drejtimi i Dritës do të jetë një sfidë e re, por njëkohësisht edhe shumë e rëndë për Thaqin, që duhet vazhduar rrugën e sukseseve të paraardhësit të tij, Ardian Nuhiu, me të cilin skuadra gjilanase u shpall kampion vjeshte.
Për më tepër me strategun shkupjan, Drita ishte shpallur kampione e Kosovës, ndërsa në mënyrën më të mirë për 3 edicione me rradhë kishte prezantuar edhe Kosovën në arenën ndërkombëtare. (infOSport.mk).