Adnan Januzaj mund t’i bashkohet Arbnor Mujës te Antverpeni në Belgjikë. Ish ylli i Mançester Junajtedit, ka kërkuar t’i ndërpritet kontrata me Seviljën, dhe i njëjti pritet të luaj në kampionatin belg.
Krahas Antverpenit edhe Klub Bryzh ka shprehur interesim për futbollistin shqiptarë, i cili më herët ka bërë karrierë edhe në Gjermani te Borusia Dortmund, në Angli te Mançester Junajtedi dhe Sanderlendi, si dhe në Spanjë te Sevilja dhe Real Sociedadi.
Futbollisti me prejardhje kosovare sezonin aktual ka luajtur vetëm 46 minuta në dy ndeshje të La Ligas spanjolle me skuadrën e Seviljës, me të cilën skuadër ka kontratë deri qershorin e vitit 2026.
Megjithatë hapësirat e pakta te kjo skuadër, me siguri se do bëjnë që Januzaj të largohet para kohe nga “Ramon Sançez Pizhuan”.