Ylli portugez, Kristiano Ronaldo, i cili ditë më parë vendosi ti thotë “PO” ofertës tunduese të skuadrës së Al Nassr, do të jetë një mbret i vërtetë në Arabinë Saudite, bazuar në lirinë dhe fuqinë që i është dhënë nga ana e drejtuesve të skuadrës.
Ronaldo te skuadra e tij e re do të ketë të drejtë edhe ta ndërrojë trajnerin, nëse atij nuk i përshtatet dhe nuk i pëlqen, filozofia, karakteri dhe puna e trajnerit.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “CBS Sports”, përcjell “infOSport.mk”.
Aktualisht, trajner i Al Nassr është trajneri Rudi Garcia, i cili më parë i ka drejtuar klubet si Roma, Olimpik Lion dhe Olimpik Marsej.
Ronaldo së fundmi ishte pjesë e Mançester Junajtedit në Angli, ndërsa edhe pse dëshira e tij ishte që sërish të sistemohej në një klub tjetër evropian, “CR7” nuk arriti të gjejë një klub që luante në Ligën e Kampionëve dhe në fund përfundoi në Arabinë Saudite, ku iu bë një ofertë e pabesueshme prej afro 200 milionë dollarësh në vit.