FC Shkupi pa dyshim se është skuadra që ka aktivizuar më së shumti futbollistë të huaj viteve të fundit nw elitwn e futbollit vendor, shkruan “infOSport.mk”.
Edhe pse shumica prej tyre të panjohur për tregun tonë, madje edhe atë europian, të njëjtit me arritjen e tyre te FC Shkupi, po zhvillohen në futbollistë të shkëlqyeshëm.
Mjafton të përmendet emri i sulmuesit nga Gambia, Dembo Darboe, i cili nga një anonimus, vite më parë bëri një transferim gati një milionësh te skuadra bjelloruse e Shakhtar Soligorsk, por duke mos harruar këtu edhe emrat e dy futbollistëve senegalez, Lamine Diack i cili për shumën e 400 mijë eurove u transferua te TuzlaSpor, derisa aktualisht luan me ekipin e Ankaraguxhu, si dhe të Faustin Senghor, i cili për 300 mijë euro shtatorin e vitit që lamë pas u transferua po në Turqi, te skuadra e Giresunspor, raporton “infOSport.mk”.
Një tjetër futbollistë që ishte shumë pranë transferimit ndoshta milionësh, ishte edhe Sandej Adetunxhi, i cili shkëlqeu që në edicionin e parë me fanellën e FC Shkupit, kur realizoi 20 gola.
Megjithatë dëshira e drejtuesve të skuadrës nga Çairi për të mbajtur atë edhe për në garat europiane të këtij edicioni, prishën planet e nigerianit, i cili nuk është aspak hija e edicionit të kaluar, edhe pse shuma e tij në tregun europian të futbollit, sillet nga 600-800 mijë euro.
Kujtojmë, Adetunxhi te FC Shkupi erdhi nga Nigeria, më saktësisht nga skuadra e Rivers United, një ekip anonim, njëjtë sikurse që së fundmi erdhi edhe xhamajkani, Renaldo Cephas.
23-vjeçari erdhi nga skuadra e Arnett Gardens nga Xhamjka, një skuadër krejtësisht kjo e panjohur. Madje për të as edhe “transfermarkt” nuk kishte të dhëna rreth paraqitjeve në vendlindje, ndërsa si i panjohur evidentohej me vlerën 0 euro.
Megjithatë Cefas shkëlqeu që në start te FC Shkupi, madje duke shënuar një super gol kundër Dinamo Zagrebit në ndeshjen eliminatore të Ligës së Kampionëve, kur midis stadiumit “Maksimir” mposhti një ndër portierët më të mirë në Botërorin e fundit, Livakoviç.
Me paraqitje të mira, në mungesë të Adetunxhit, Cepas u dallua edhe në kampionat gjatë stinorit vjeshtorë, aty ku në 15 ndeshje arriti që të realizojë 6 gola. Si pasojë e paraqitjeve të mira me fanellën e skuadrës nga Çairi, tashmë vlera e Cefas sipas “transfermarkt” kap vlerën e 300 mijë eurove. Me shumë gjasa edhe ky futbollistë po ecën hapave të Darboe, Diak e Senghor, pasi i njëjti vetëm brenda 5 muajve u rrit aq shumë te FC Shkupi, drejtuesit e së cilës skuadër do ta kenë të vështirë për ta mbajtur edhe në fund të këtij sezoni, gjithnjë nëse Cefas vazhdon të shkëlqejë sikurse gjatë pjesës së parë të sezonit 2022/2023, ku regjistroi 6 gola dhe 1 asist.
E kur jemi tek asistet, nuk mundemi pa e përmendur edhe “mbretin”, Fredy Alvarez, një tjetër futbollistë që po shkëlqen te FC Shkupi, pavarësisht se verën e vitit 2020 erdhi si një futbollistë jo shumë i njohur nga skuadra kostarikane e ADR Jiracal, raporton “infOSport.mk”.
Alvarez tashmë tre edicione me rradhë është një ndër futbollistët më të mirë te FC Shkupi, aty ku shumë shpejtë morri zemrën e tifozëve “bardhekaltër”, falë fantazisë që ka ky lojtar në fushën e blertë, por në veçanti edhe euro golave dhe asisteve të tij fantastike.
Ai vetëm gjatë këtij gjysëmsezoni ka regjistruar 11 asiste dhe 5 gola të shënuar në 16 ndeshje, ndërsa në përgjithësi me fanellën e FC Shkupit numëron rreth 100 ndeshje, 15 gola dhe 50 asiste.
Vlera e Alvarez, futbollistit të dytë nga Kontinenti Amerikan, pas Cefas që luan te FC Shkupi, sipas “transfermarkt”, kap vlerën e 800 mijë eurove.
Nuk duhet harruar këtu edhe fantazistin brazilian Inasio Kueven, vlera e të cilit është plotë 400 mijë euro, pastaj algjerianin Valid Hamidi, i cili sipas “transfermarkt” vlen plotë 300 mijë euro, po aq sa edhe senegalezi, Maamdu Danfa. Një plejadë e futbollistëve të rinj dhe cilësor, nga të cilët FC Shkupi mund të përfitojë në të ardhmen edhe shumë të holla, kjo falë politikës së tyre të mirë brenda klubit, kur janë në pyetje transferimet nga jashtë vendit dhe Europës, më saktësisht nga Afrika, Azia, Amerika Jugore, Qendrore dhe Amerika e Mesme. (infOSport.mk)