Silvinjo është trajneri i ri i Kombëtares së Shqipërisë. Ka qenë vetë Federata Shqiptare e Futbollit që ka zyrtarizuar pasditen e sotme brazilianin, i cili në këtë post do të pasojë italianin, Edi Reja.
Ndihmës të Silvinjos, do të jenë braziliani tjetër, Doriva, si dhe argjentinasi Pablo Zabaleta. Kjo treshe në bankinën e Kombëtares shqiptare pritet të debutojë gjatë muajit mars, në kuadër të eliminatoreve për Euro 2024.
Silvinjo bashkë me stafin e tij me Federatën Shqiptare të futbollit kanë nënshkruar një kontratë për një vit e gjysmë, teksa aspekti financiar do të bazohet në rezultatet dhe arritjen e objektivave, e që pa dyshim se janë kualifikimi në Europianin e vitit 2024.
Në rast të arritjes së objektivit është rënë dakord që trajneri dhe stafi i tij të përfitojnë bonuse të konsiderueshme.