Dy gjigandët e Bundesligës vihen pas shërbimeve të kumanovarit, Ardon Jashari

Futbollisti kumanovar, Ardon Jashari, i cili së fundmi debutoi me Zvicrën edhe në Botërorin “Qatar 2022”, me shumë gjasa viti 2023 do ta gjejë jashtë Zvicrës.

Ai aktualisht është pjesë  e skuadrës së Lucernës në Superligën zvicerane, ndërsa sipas “SkySport-it” gjerman Jashari po përcillet nga dy skuadrat e njohura gjermane Lajpcig dhe Ajntraht Frankfurt.

Jashari me Lucernën ka kontratë deri verën e vitit 2026, ndërsa për lirimin e tij skuadra zviceriane pritet të përfitojë rreth 6-7 milion euro.

Kujtojmë për shërbimet e Ardon Jasharit interes kanë shfaqur edhe Lids Junajtedi, Napoli dhe Selltiku.

Leave a Reply