Cody Gakpo edhe zyrtarisht është futbollisti më i ri i Liverpullit, drejtuesit e së cilës skuadër për këtë transferim njoftuan përmes një komunikate të lëshuar në uebfaqen e tyre zyrtare.
Sulmuesi 23-vjeçar do të bëhet zyrtarisht lojtar i “Të Kuqve” në fillim të afatit kalimtar të janarit, pasi ka rënë dakord për kushtet personale dhe ka përfunduar me sukses testet mjekësore në Qendrën Stërvitore AXA.
Gakpo te Liverpulli vjen nga rradhët e PSV Ajndhoven, te e cila skuadër kishte nisur që në moshë të re, duke tejkaluar të gjitha grupmoshat, për të debutuar më pas edhe me ekipin e parë.
Gakpo te Liverpulli vjen pas një paraqitje mbresëlënëse në kuadër të Kupës së Botës me Holandën në Katar, aty ku në 5 ndeshje realizoi 3 gola.
Shuma e transferimit të tij te skuadra nga “Enfilld Roud”, kap shifrën e 60 mln eurove.