Pas disa transferimeve të njëpasnjëshme, te Voska Sport ndodhin edhe largimet e para

Vazhdojnë lëvizjet te skuadra e Voska Sport. Pas 3 transferimeve të njëpasnjëshme, te kjo skuadër gjatë ditës së sotme kanë njoftuar edhe për ndërprerjen e bashkëpunimit me 3 lojtarë, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për portierin Ivan Nikollovski, i cili rikthehet te Sileksi pas huazimit 6 mujor, si dhe për qendërmbrojtësin Irfan Maksuti dhe mesfushorin Rihan Zeqiri.

Që të tre klubi i Voska Sport përmes faqes zyrtare i falënderoi për kontributin e dhënë me fanellën “bardheblu”, duke ju uruar njëherit edhe shumë suksese gjatë karrierës së tyre të mëtutjeshme.

Kujtojmë, Voska Sport deri më tani ka angazhuar portierin Hadis Velii, mesfushorin Ermedin Adem si dhe sulmuesin Fiton Ademi, ndërsa dëshira e tyre është që gjatë këtij afati kalimtarë të transferojnë edhe një qendërmbrojtës.

Skuadra në pushim do të jetë deri më datë 9 janar, ashtu që deri në grumbullimin e parë nga ana e trajnerit Berat Imeri ka ende kohë, dhe me siguri se drejtuesit e skuadrës mjaft ambicioze do të ja plotësojnë trajnerit të tyre edhe këtë kërkesë. (infOSport.mk)

Leave a Reply