Humbja e Francës në finalen e Botërorit ndaj Argjentinës duket se është e papranueshme për disa tifozë francez, të cilët po mbledhin firma që ndeshja të përsëritet për të rikthyer “padrejtësinë”.
Në përshkrimin thuhet:
“Arbitri u shit plotësisht, nuk pati asnjë penallti plus një faull ndaj Mbappes në golin e dytë të Argjentinës (që nënkupton 2-0 të Di Marias)”.
Deri më tani janë mbledhur rreth 199 mijë nënshkrime, mirëpo është e vështirë të përsëritet finalja e 18 dhjetorit, në të cilën Argjentina fito Kupën e Botës vetëm pas ekzekutimit të penaltive (4:2), pasi fillimisht ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me shifrat 2:2, që më pas me barazim (3:3) të përfundojnë edhe dy shtesat prej dy herë nga 15 minuta.
France launch petition to get World Cup final replayed, nearly 200,000 have signed it. pic.twitter.com/1BAbCp57Ox
— SPORTbible (@sportbible) December 23, 2022